Shtegu Kulturor i 12 dyerve të vjetra të qytetit të Durrësit është një projekt i frytshëm i zhvilluar në kuadër të inicativës “Kur e kaluara takohet me të ardhmen – rivitalizimi i trashëgimisë kulturore të Durrësit”. Kjo nisëm është zbatuar nga Qendra Durrësi Aktiv në bashkëpunim me MuZEH Lab, dhe është mbështetur nga programi EU4Culture, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.
Objektivi i këtij projekti është të rikthejmë dhe të rivitalizojmë monumentet e kulturës në qytetin e Durrësit, duke lidhur me zell kujtesën kolektive të komunitetit me trashëgiminë arkeologjike të kësaj zone. Për këtë qëllim, një element kyç i projektit është krijimi i atraksioneve kulturore të reja, dhe një prej tyre janë dyert e shekujve 19 dhe 20.
Shtegu Kulturor i 12 dyerve të vjetra të Durrësit është një shembull i shkëlqyer i përpjekjeve për të ruajtur dhe përhapur trashëgiminë kulturore të një qyteti të lashtë, duke e lidhur këtë trashëgimi me të ardhmen dhe duke krijuar një tjetër vlerë të veçantë për këtë qytet të shkëlqyer. Një udhëtim i këtij shtegu kulturor është një eksperiencë e vërtetë frymëzimi, që çon në zbulimin e pasurisë së kulturës dhe historisë së këtij qyteti të veçantë.
Duke punuar ngushtësisht me komunitetin e artizanëve, kemi sjellë dyert unike në jetë përmes një punimi artizanal.
Përmes kësaj harte digjitale dhe shtegut kulturor, ne synojmë të sjellim bashkë komunitetin, turistët dhe përdoruesit e tjerë të interesuar, duke i njohur me bukuritë e kësaj trashëgimie kulturore të Durrësit.
Ndërtimi i kësaj harte digjitale do të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe kulturore të qytetit, duke e bërë atë një destinacion tërheqës për turistët vendas dhe të huaj.
Për më shumë info vizitoni faqen zyrtare të internetit:
https://theolddoorstrail.com/