Ajo u ndërtua nga Ibrahim Subashi, jo për banim por si rezidencë.
Pasi tërmeti i 1926 shkatërroi qytetin, për ndërtimin e saj në 1928 u punësuan inxhinierë italianë të cilët përveç teknikës antisizmike zbatuan edhe dekorimin arkitekturor fashist të kohës.
Banesa prej tre katesh u plotësua edhe me dy dyer në formë harqesh në material të hekurt, që u gdhendën nga artizanë dhe hekurpunues të ardhur nga Bari i Italisë.
Ndonëse banesa iu nënshtrua konfiskimit dhe ndryshimit strukturor të brendshëm, gjatë regjimit, pronaret e familjes u debuan! Ende sot ajo ruan origjinalitetin e lartësisë së mureve prej 3.80 cm.
Kriteri inxhinierik dhe arkitekturor italian kërkonte lartësi për ajrimin e banesës, për jetë të shëndetshme.
Kati i fundit i banesës lidhet ngushtë edhe me emrin e një prej qytetarëve më të njohur të qytetit mjekun Dr. Cara. Ende sot qytetarë te ndryshëm i lidhin kujtimet e banesës me doktorin dhe devotshmërinë e tij.