Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdhenj të Mesdheut antik dhe mesjetar. Qyteti Epidamn – Dyrrah u ndërtua nga Ilirët Taulantë, dallëndyshasit në shekujt Xlll-XI p K. Në kushtet e një klime mesdhetare, zona më e përshtatshme për banim ishte ajo e lumit Erzen si dhe Ultësira Perëndimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë apo Limani me emrin Dyrrah. Sipas autorëve antikë, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire të quajtur Dyrah dhe Epidamn. Në kohën e Perandorit Anastasi I (491-519) dhe Justianani I [527-565), qyteti pësoi transformime të ndjeshme në strukturën urbane duke marrë tiparet e një qyteti tipik bizantino-kristian. Në shek. Xl-XV, Shteti Shqiptar njihet me emrin Shteti i Arbrit. Ky shtet, kulmin e tij e arriti në periudhën e mbretërimit të Gjergj Kastriotit. Sipas kronikaneve Osmane të shek. XVl, Durrësi apo siç e cilësojnë ata “Kostandinopoja e Dytë”, u pushtua nga turqit me 13 Gusht1501. Vetëm në shek XVll, qyteti filloi të rimarrë veten duke u bërë qendër e tregtisë tranzite dhe skela kryesore e Shqipërisë së Mesme.