Loading Events

visitdurres | visitdurres.al

Në vitin 1937 për një pjesë të qyteteve më të rëndësishme të Shqipërisë (Tirana, Durrësi, Korça, Vlora, Shkodra, Saranda, Elbasani, Berati) u bë një rilevim aerofotogrametrik në shkallën 1:5000 të realizuar nga Instituti gjeografik ushtarak Italian i Firences. Kjo metodë ndihmoi për për të gjitha studimet dhe planifikimet e mëpasme të zhvillimit urban.

Në këto projekte marrin pjesë inxhinierë, arkitektë dhe artistë të shumtë si Armando Brasini, Florestano di Fausto, Gherardo Bosio, Vittorio Ballio Morpurgo, Ferdinando Poggi, Ivo Lambertini apo artisti Antonio Maraini.

Këta profesionistë vinin të gjithë nga formimi i shkollës së Romës dhe kishin origjinë kryesisht nga Roma dhe Firence.

Në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste pas vitit 1939, arkitektët italianë rishikuan të gjitha planet rregulluese të qyteteve kryesore ose i bënë ato nga fillimi.

Banesa e Haxhi dhe Zija Elezi është ndërtuar rreth viteve 1928-30. Pas çlirimit të vendit, e gjithë lagjja u kthye në zonë ushtarake, kështu pronarët u nxorrën nga banesat e tyre, dhe aty u strehuan ushtarakët, që vinin nga qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Shtëpia mbrapa kishte një oborr të madh të mbjellur me fruta nga më të ndryshmet. Shpesh pranë oborrit organizoheshin dreka dhe lojra të ndryshme dhe oborri shndërrohej në një qëndër për kalimin e kohës së lirë të vajzave të lagjes. Në atë kohë nuk dispononin të gjithë radio!

“Ne kishim një radio Magnadyne, ku mësonim të vallëzonim”

Event Details

  • Date: July 28, 2023
  • Time: 8:00 am - 5:00 pm
  • Event Category: