Familja Nushi

Dikur tregtar në vende të ndryshme si Itali, Greqi e gjetkë djali me origjinë nga Berati, Jani Nushi vendoste rrënjët e tij në Durrës. Si një familje e madhe me tetë fëmijë, pasardhësit e tij do të fitonin profesione sa në farmaci ashtu edhe në arkitekturë, ekonomi, mësuesi, dhe sport. Ndërmjet luftës, plaçkitjes dhe lakmisë […]

Familja Koja dhe Jakoel

Midis viteve 1915-1939 arkitektët dhe inxhinierët italian punojnë të shpërndarë në zyrat teknike të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë. Ata projektojnë dhe ndërtojnë sistemin infrastrukturor, hartojnë Plane Rregulluese për zhvillimin urban të Durrësit, teksa sistemojnë edhe qendrat e qyteteve nëpërmjet ndërtimit të godinave me interes publik. Marrëdhënia me të shkuarën ishte shpesh objekt i debatit […]

Familja Jorgji

Dikur pranë banesës së Mantho Jorgjit gjendej Porta e Jallisë, porta hyrëse e qytetit nga ana e detit. Si një dëshmi e lidhur me detin ishin edhe guaskat e përdorura në ballinën e lartë të vilës dykatëshe. Vezullimi tyre sapo binin në kontakt me diellin i shtonin hijeshi vilës me stilin neoklasik. E ndërtuar shpejt […]

Famija Bilali

Familja Bilali, ishte me origjinë nga Ulqini i Malit të Zi. Pasi jetoi në Shkodër për disa muaj, ai u vendos në përfundimisht në Durrës, dhe këtu tre vëllezërit e familjes ndërtuan pronën e tyre. Të njohur si tregtarë me spedicionin detar të motovelierave, ata mbanin krenarisht flamurin shqiptar në linjat me Jugosllavinë. Banesa e […]

Familja Toska Bodiken

Me origjinë nga Berati, por me rrënjë armene, familja e Aleks Toska Bodiken e ngriti banesën e tij në vitin 1937. E ndërtuar për gjashtë javë si një sfidë me punëtorët e ndërtimit, banesa u ndërtua për të shërbyer në katin e parë për ambiente tregtie, ndërsa kati i dytë për banim. Ata zgjodhën Durrësin […]

Familja Veli

E ndërtuar nga dy kushërinj Ramazan dhe Hysen Veli në vitet 1937-38, godina u mendua dhe u projektua që në fillim si një qendër tregtare, aq sa brenda saj edhe sot ruhet ashensori origjinal. Për ta ndërtuar godinën iu desh të blinin edhe “ajrin” komshiut të tyre, me qëllim lartësimin e saj. Të njohur me […]

Familja Fani

Banesa e tyre u ndërtua në vitin 1932 nga nga dy vëllezërit Hysen dhe Mustafa Fani, tregtarë dhe detarë të njohur të kohës në qytet. E ndërtuar me stilin liberty dhe neoklasik i vonë shqiptar, shtëpia ishte menduar të kishte dyqane në katin e parë dhe mjedise banimi në katin e dytë. Banesa Fani iu […]

Pranë Kishës Shën Luçia

Nëse pyesim sot veten, ku ndodhet lagjja e njohur “Kala”, atë e gjejmë përmes objekteve ikonike identifikuese. Nëse bëni një ecje rreth përmes Xhamisë Fatih, aty do njiheni se dikur në mesjetën e hershme gjendej një kishë bizantine e cila gjatë pushtimit otoman u shndërrua në xhami për nder të sulltan Mehmetit II, Fatihut. Përshkoni […]

Familja Subashi

Ajo u ndërtua nga Ibrahim Subashi, jo për banim por si rezidencë. Pasi tërmeti i 1926 shkatërroi qytetin, për ndërtimin e saj në 1928 u punësuan inxhinierë italianë të cilët përveç teknikës antisizmike zbatuan edhe dekorimin arkitekturor fashist të kohës. Banesa prej tre katesh u plotësua edhe me dy dyer në formë harqesh në material […]

Familja Elezi

Në vitin 1937 për një pjesë të qyteteve më të rëndësishme të Shqipërisë (Tirana, Durrësi, Korça, Vlora, Shkodra, Saranda, Elbasani, Berati) u bë një rilevim aerofotogrametrik në shkallën 1:5000 të realizuar nga Instituti gjeografik ushtarak Italian i Firences. Kjo metodë ndihmoi për për të gjitha studimet dhe planifikimet e mëpasme të zhvillimit urban. Në këto […]