Plazhi i Kallmit
Plazhi i Kallmit gjendet në perëndim të malit të Durrësit, rreth 0.5 m mbi nivelin e detit. Përbën plazh të virgjër, të formuar nga veprimtaria akumuluese e valëve të detare. Është i gjatë 100 m dhe i gjerë 15 m. Ka vlera shkencore gjeomorfologjike, didaktike. Vizitohet duke marrë rrugën këmbësore Plazhi i Currilave-Plazhi i Kallmit.