Loading Events

visitdurres | visitdurres.al







Plazhi i Durrësit

Plazhi i Durrësit është një ndër plazhet më interesante, më të mëdha dhe më modernë jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerësisht. Duke qenë se ndodhet shumë afër Tiranës, Plazhi i Durrësit paraqet një zgjedhje të shpejtë dhe të leverdishme ku shumëkush preferon të shkojë për t’u relaksuar. Duket se kohët e fundit interesi ndaj Durrësit është rritur sidomos nga shqiptarët jashtë kufirit si kosovarët, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut apo shqiptarët e Malit të Zi.

Plazhi i Durrësit shtrihet përgjatë gjithë bregut të Gjirit të Durrësit, nga Ura e Dajlanit në Veri e deri te gryka e përroit të Darçit (Karpen) në Jug, në një gjatësi prej rreth 12 km, gjerësi 100 – 200 m dhe sipërfaqe prej rreth 180 – 240 ha. Kapaciteti turistik është rreth 400 mijë turistë në vit (6 – 8 m2 sipërfaqe për çdo turist).

Event Details

  • Start: May 28, 2021 @ 3:00 pm
  • End: December 31, 2021 @ 4:30 pm
  • Event Category:

Venue

Heaton Park, Mt Road M25 2SW