Projekti 3E “Eksploro – Përjeto – Nxit Turizmin Kulturor në zonën e pas tërmetit”, pjesë e programit EU4Culture, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, për thirrjen e parë të projekteve “Recraft the Past, Build up the FUTURE” dhe zbatuar nga Instituti i Politikave Publike dhe Private (IP3), si një nga përfituesit e programit, ka si qëllim promovimin e rajonit të Durrësit, Kavajës, Krujës dhe Rrogozhinës si një destinacion tërheqës për të përjetuar turizmin e trashëgimisë kulturore dhe gastronomisë.
Si pjesë e kësaj nisme, janë krijuar dy rrugëtime kulturore: Ai i Monumenteve Kulturore & Historike dhe Rrugëtimi i Kulinarisë & Traditat Lokale, të cilat synojnë të promovojnë turizmin kulturor në zonën e Durrësit, Krujës, Kavajës dhe Rrogozhinës dhe nxitjen e ekonomisë lokale. Secili nga këto rrugëtime promovohet përmes dy udhërrëfyesve informues për turistet: “Udhërrëfyesi i Trashëgimisë Kulturore”, i cili nxjerr në pah vlerat e trashëgimisë kulturore, historinë e pasur, monumentet kulturore dhe objektet me interes të vecantë; “Udhërrëfyesi i Kulinarisë dhe Artisanët”, i cili nxjerr në pah vendet ku mund të shijohet ushqimi tradicional dhe të blihen punimet unike artizanale.
Për më shumë informacion klikoni https://www.3e-routes.al/