EVENTE

Larmishmëri eventesh

Çfarë të vizitoni?

Atraksionet turistike

Hotele & Resorte

Planifiko udhëtimin tënd

Plazhe

Publike & Jopublike

Znj. Emiriana Sako

Kryetare e Bashkisë

Mirë se vini në qytetin e Durrësit!

Durrësi është destinacioni më i madh turistik në vendin tonë, ndryshe ai njihet edhe si kryeqyteti i turizmit në Shqipëri. Durrësi, duke shërbyer si nyja kryesore e transportit në vend, është kthyer jo vetëm në një destinacion veror për plazh, por edhe në një destinacion turistik gjithëvjetor.
Durrësi është qyteti port më i madh në Shqipëri, me një popullsi prej më shumë se 338.000 banorë. E gjithë vija bregdetare ofron një hapësirë të konsiderueshme dhe të larmishme me plazhe ranore dhe pjesërisht shkëmbore si edhe struktura hoteliere apo agroturizëm të cilat ofrojnë shërbime turistike për të gjithë turistët dhe vizitorët vendas dhe të huaj.
Durrësi i cili është një qytet 3000 vjeçar, njihet jo vetëm për turizmin bregdetar ku ju mund të shijoni ditët me diell, plazhet e shumta që lagen nga deti Adriatik, por edhe për turizmin kulturor, me një trashëgimi kulturore shumë të pasur: arkeologji, arkitekturë dhe një histori unike.
Ndaj, ju ftojmë të vizitoni qytetin e Durrësit dhe të njiheni më nga afër me historinë dhe monumentet kulturore si Amfiteatri Romak, Torra Veneciane, Muret Rrethuese të Kalasë së qytetit, Termat Romake, Shesh Tregu Bizantin, Fortifikimi i Skëndërbeut në Kepin e Rodonit etj. Gjithashtu, ju mund të vizitoni objekte të rëndësisë së veçantë si edhe shumë atraksione të tjera turistike apo të eksploroni shtigje natyrore për ecje dhe çiklizëm. Por mbi të gjitha, ju mund të përjetoni një eksperiencë unike gastronomike ku mund të shijoni produktet tipike lokale të zones si: prodhimet e detit, verërat, vaji i ullirit etj.
Ju mirëpresim në Durrës për të njohur më nga afër kulturën dhe historinë e qytetit tonë, për të eksploruar atraksionet turistike si edhe për të shijuar kuzhinën tradicionale durrsake!

Signature
Email Info :

[email protected]

Awesome Image

Vizitoni Qytetin e
Bukur te Durrësit

Si të arrijmë në Durrës?

Awesome Image
INFORMACIONE SHTESË

Lidhje të Shpejta

DURRËSI NË 1 DITË

DURRËSI NË 2 DITË

DURRËSI NË 3 DITË

PROJEKTE NË FUSHËN E TURIZMIT

KËNDI I ARTIZANËVE

TË TJERA

Fakte interesante

Shifra mbi qytetin

0k+
Popullsia
0
njësi administrative
0
Sipërfaqia në km2
0
Vija Bregdetare në Km
0
Monumente kulturore
0
Objekte të rëndësisë së veçantë
0
trashëgimi natyrore
0k+
VIzitorë
0
Hotele
0k+
Dhoma
0k+
Shtretër
0
Subjekte agroturizmi
Lajme & Evente

Eventet e fundit

Tourism Travel Show Albania

Tourism Travel Show Albania në Pallatin e Kongreseve , Tiranë

Panari Verë dhe Traditë

Panari Verë dhe Traditë në Sheshin Iliria